Dr.Uran Butka

Mirash Ivanaj është një personalitet i jashtëzakonshëm, ndër të paktët e njerëzve të zgjedhur për të shprehur fuqishëm vetveten, elitën kulturore dhe kombin shqiptar. Një figurë poliedrike: kryeatdhetar, vigan i mendimit dhe i veprimit shqiptar në vitet 30-40 të shekullit të kaluar, ideator dhe reformator i arsimit kombëtar, shtetar model, një nga intelektualët më të ditur të kohës, studiues, poet, publicist, kronikan, përkthyes, kundërshtar i pathyer pushtimit fashist të Shqipërisë dhe i diktaturës komuniste, martir i kombit.

Ai u largua nga atdheu bashkë me vëllain Martin Ivanaj, jurist i shquar, kryetar i Gjykatës së Diktimit si dhe miqtë e tij, arkitektin Qemal Butka dhe filozofin Branko Merxhani, si një refuzim ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë dhe si një shpëtim për jetën e tyre. E shpjegon vetëkëtë mërgim në ditarin e jashtëzakonshëm “Na , qi shpëtimin e gjetëm në t’ikun”, pas protestave qytetare e studentore antiitaliane, qëi përkrahu edhe Mirashi.

Në ditarin e  datës 4 prill 1939 ai shkruante:

“Edhe sot, të tanë ditën dhe natën, deri pas mesnatës, shfaqjet e popullit ndoqën njena-tjetrën…Te nxanësit e shkollave të mesme, të primun prej Safet Butkës, gjakut trimash e dëshmorësh, po pasqyrohen Shqipnia dhe populli shqiptar…”

Pas gjashtë vjetësh mërgimi në Turqi dhe Lindjen e Mesme, Mirashi u kthye në Shqipëri. Ishte viti 1945, viti tragjik  fillimit të instalimit të diktaturës komuniste, një regjim  antinjerëzor, i dhunshëm dhe ipërgjakshëm, që kishte vënë në përdorim gijotinën staliniste me prerje kokash, varje në litar, pushkatime, burgime edhe internime masive të paligjshme, për të asgjësuar trashëgiminëshpirtërore, kulturore dhe materiale, si edhe bartësit e saj, figurat e shquara te kombit, mes tyre edhe Mirash Ivanajn.

Ministri i Arsimit të vitit 1945, Gjergj Kokoshi, një intelektual që kishte studiuar edhe ai si Mirashi në Perëndim, socialdemokrat, pjesëmarrës  aktiv në luftën antifashiste dhe deputet i kuvendit Popullor, e ftoi Mirash Ivanajin të kthehej nga Turqia në Shqipëri, se Shqipëria kishte nevojë për të, veçanerisht në fushën e shkollës dhe arsimit kombëtar, duke i dhënë edhe garancitë  e tij dhe të qeverisë shqiptare për jetën dhe veprimtarinë, ndonëse edhe vetë Gjegj Kokoshi nuk e kishte siguruar, sepse, siç dihet, edhe ai një vit më pas u cilësua armik  pushtetit, nga që kërkoi pak demokraci, u burgos dhe vdiq në burgun e Burrelit.

Hulumtuesi dhe studiuesi i parë i jetës dhe veprës së Mirash Ivanajt, Dr, Lazër Radi, në veprën e tij “Misteret e një ministri”, gjen dhe citon  arsyet pse u kthye Mirashi: “Unë erdha në Atdheuntim. Zani I këtij atdheu asnjiherë nuk reshti së thirruni. Këtij zani iu binda. Me gjithë pleqninë time, me mjete shumë të vështira, i pluhnosur dhe i zhigatun, sa as unë vetë as të tjerët nuk po më njihnin, u ktheva në Atdhe. Nuk e mohoj se nji nga shkaqet e kthimit tim janë edhe librat, d.m.th. biblioteka ime…Mos e mendo se kam ardhë për vlerën e tyne si para, jo aspak, kam ardhë për vlerën e tyne shkencore e gjuhësore. Kam pasë disa tekste te rralla, bile unike.”

Në të vërtetë, siç e pohon edhe vetë, Mirashi nuk e njihte situatën në Shqipëri dhe rezikun që  kanosej atij dhe atdheut të tij. Puthi tokën në kufi dhe pas mjaft peripecish arriti në Tiranë. “Të gjitha rrugët më binin vetëm këtu” thotë ai.

Por zhgënjimi i parë i dhimbshëm qe kur priste të gjente bibliotekën e tij të madhe, dokumentet, studimet, dorëshkrimet, por nuk gjeti asgjë. Regjimi i kishte zhdukur. Po ashtu edhe pronat ia kishte sekuestruar.

Një agjent i Mbrojtjes të shtetit, një partizan i vogël, siç shprehet ai, që s’i ishte ndarë përgjatë rrugës nga Stambolli në Tiranë, i ishte qepur pas edhe gjithë kohën, që i kishte mbetur për të jetuar.

Shteti i rezervoi një pritje hipokrite. “Më çuan drejt në hotel Kontinental. Këtë hotel e dijsha për të mirë dhe m’u duk se po më nderonin. Më vonë mora vesh se ai hotel ishte i Ministrisë së Brendshme dhe se aty çdo lëvizje e fjalë ishte e kontrollume dhe e njoftume në vëndin e duhun”- (Nga biseda e tij në burg me gjergj Bubanin).

E priti edhe diktatori, me përzemërsi të shtirur dhe cinizëm. Studiuesi Lazër Radi na jep këtë bisedë mes tyre:

– E shikon sesa mirë pot ë pres, megjithëse ti ma preve bursën në Francë!

– Nuk e mbaj mend nji gja të tillë. Po në qoftë se ta kam pre, domethanë se nuk ke qenëi rregullt në mësime, – ia ktheu ish-ministri i Arsimit.

Gjithsesi njeriu I çiltër Mireash Ivanaj, nuk e mori si një cinizëm apo kërcënim. “Vetëm ma vonë, në burg, e kam kuptue thellësinë dhe poshtërsinë e kësaj ironie. Nai viteti nuk më falet!- shkruan ai.

Pranoi detyrën më të rëndësishme dhe më të thjeshtë, atë të pedagogut në Institutin Femëror, që kishtë themeluar vetë në kohën e mbretërisë. Dhe iu përvesh punës për afro një vit me pasionin e dikurshëm kur jepte mësim në gjimnazin e Shkodrës dhe në atë të Tiranës.

Nuk e dinte që ishte futur në listat e vdekjes, si qindra intelektuaklë të tjerë, që kishin studiuar në universitetet e Perëndimit, dhe ku Mirashi ishte lauruar shkëlqyeshëm  në letërsi dhe jurispundencë. U arrestua  pa anjë arsye apo veprim më 19 prill të vitit 1947 dhe u torturua mizorisht në paraburgim, në hetuesi, në procesin gjyqësor, deri në dhënien e vedimit të gjykatës ushtarake më 29 maj 1948, pas mëse një viti torturash psikologjike e fizike të paimagjinueshme. Mandej edhe ne burg, ku nuk mungonin fyerjet dhe dhuna. Një gardian e godiste me shkop, një tjetër i shkulte vazhdimisht qimet e mustaqeve, kur dihet që malsorët, se edhe Mirashi vetë ishte një malsor krenar dhe i pathyer.

Bashkëvuajtësi Llambi Llambiri kujton:”Kur e torturuan në qeli për ta detyruar të tregonte e të pranonte “krimet e tij”, ai i duronte ato me stoicizëm e heshtje, por, gaditjen me shkop dhe përgjakjen nga gardiani, fare kot, ai nuk e kuptonte dhe nuk qetësohej dot. Kërkoi një cigare. Ishte e para herë që kërkonte. E pinte shumë duhanin kur i gjëndej, por i gjëndej fort rrallë e s’kish kush t’ia sillte. Unë shpesh, si më i ri që isha, kujton Llambi, mblidhja bishtat e cigareve që i hidhnin rojet dhe bëja ndonjë cigare. Kërkoja t’ia jepja Mirashit, por ai nuk i pranonte: “Ti lodhesh, pije për vete- dhe nuk e merrte”.

U akuzua  nga prokurori ushtarak Petrit Hakani si besnik i Monarkisë, kur dihet mirë se Mirashi ishte me ide republikane, të shprehuara fort te gazeta “Republika”, por që shërbeu edhe në kohën e Mbretërisë për reformën e shkollës kombëtare shqiptare, qëështë një nga veptar madhore te tij. U akuzua si agjent i imperializmit, kur ai ishte një atdhetar shqiptar, që punoi dhe u sakrifikua për vendin e tij. U akuzua se kishte ardhur nga Turqia me mendimin që të rrëzonte pushtetin popullor! Mirashi reagon: “Po a dënohet mendiminë ndonjë vend të botës?

Gjykata Ushtarake me Abdyl Hakiun në krye, i quajti akuza e fakte të provuara plotësisht,ndonëse Mirash Ivanaj nuk i pranoi akuzat dhe i rrëzoi ato një e nga një me argumente e fakte, dhe në bazë të  të ligjit famëkeq 372 datë 12.12.1949 e dënoi për krime kundër shtetit me shtatë vjet burg, humbje të të drejtave politike si dhe me konfiskimin e pasurisë së luejtëshme. Gjithashtu i ngarkoi edhe shpenzimet e gjyqit!

“Gjithë akuzat e tyne ishin shpifje dhe trillime, asnji e vërtetë! –thotë Mirsh Ivanaj, kur dergjej në burg.

Dihet që të burgosurit i shfrytëzonin në punë raskapitëse intelektuale dhe fizike. Sipas bashkëvuajtësit në burgun e Tiranës, Lazër Radit, Mirashin e detyronin të përkthente literarurë ushtarake, sidomos nga serbo-kroatishtja apo gjuhët e tjera. Lazër Radi, në librin “Ministri I hekurt” shkruan: “E çuditshme., megjithatë sytë I kishte xixë. Ishte shikimi I njëshqiponje  e lëshuar nga një bjeshkë e thepisun. Syni I tij nuk lodhej, edhe kur përkthente 20 orë pa pushim. Dhe ishte rreth të gjashtëdhjetave!”

Vuajtjet shpirtërore, mungesa e lirisë, ushqimit, e ajrit të mjaftueshëm, e dritës ,të ftohtët dhe lagështia ngrirëse, puna raskapitëse e përkthimit, duhani, e bënë punën e tyre. U sëmur rëndë, por s’kishte ilaçe për të , as shërbim mjekësor. Aty ishte mbyllur për të punuar sa kishte fuqi dhe për të vdekur. Miku i tij, Lazri, i qëndronte mbi krye dhe i shërbente me ç’mundej. Po shëndeti I Mirashit po prekte fundin, ndonëse nuk ankohej. Bashkë shkëmbenin ndonjë fjalë, dhe Lazri I shënonte ne mendje, për t’I hedhur në letër, kur të dilte nga burgu. Ja ç’ shkruan  ai: “Një mbasdite, kur po ndërronte kemishën,  vura re kishte mbetun nji skelet I gjallë, nji grumbulleshtnash. Por nuk ankohej kurrë. E mora në krahë, ishte I lehtë si një frymë. Dukej sikur  shpirti I tij qendronte pezull, as në qiell e as në tokë”.

Mitrush Kuteli, shkrimtari i madh, bashkëvuajtësi në burg i Mirash Ivanajt, që në një moment dëshpërimi tentoi t’i priste damarët me një gozhdë po nuk e gjet dot venën, shkruan-“ Edhe kur ishte pak më mirë me shëndet- shkruan:”Mirashit s’i pëlqente të dilte në oborr të burgut e të sillej si kali në lëmë. Njerëzit (të burgosurit) i dukeshin si ata peshqit jashtë ujit që, në grahmat e agonisë, shqyejnë gojën për të thithur etshëm pak oksigjen…”

Kolosin Mirash Ivanaj nuk e merrje vesh asnjëherë në ishte i ngrënë apo i pangrënë, i gëzuar apo i trishtuar. Kur bashkëvuajtësit e lusnin të merrte diçka nga ushqimet që u sillnin familjarët, ai kurrë nuk pranonte. Profesor Beqir Haçi tregon se kur ndau një portokall në thela, të parit ia zgjati Mirashit, por ai, duke e falënderuar, nuk e mori. Mbasi morën të gjithë nga një thelb, mbeti e fundit. Vetëm atëhere, kur kishin marrë të gjithë, për mirësjellje edhe Mirashi e mori.

Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:

-Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua- i tha Bedri Spahiu.

-Jo pikëpamjet, por bindjet e mia- e korigjoi Mirashi.- t’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar.

Atëherë nuk qënke tjetër veçse një plak matuf- iu shfry Mehmet Shehu.

Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë do të ndiqja të njëjtën rrugë.

Vetëm kur ishte në prag të mbarimit, e çuan formalisht në spitalin e burgut.  Agron Çarçani, që vuante sëmundjen në një dhomë me të, rrëfen në kujtimet e tij: “As hante, as pinte,as fliste. Në një çast kërkoi të më thoshte diçkaúnë jam I mbaruem, o bir! Po këtu nën jastik kam një poezi E kam ruejtë me shumë kujdes. Po munde nxirre prej kendej dhe pot ë gjesh rastin botoje, Asht e thjeshtë, por k a vlerë njerzore:

Lamtumirë, o jetë, lamtumirë o botë

Përzier me vrer, e lagun me lotë

Revolta dhe apoteoza e tij  shkojne deri te Zoti, të cilin e vë në dyshim:

O zot, qysh I duron këto batërdi!,

Kush sundon, më thuaj, këta, apo ti?

Si edhe të tjerë të burgosur para dhe pas tij, edhe Mirash Ivanajn e lanë të jepte shpirt pa asnjë ndërhyrje kirurgjikale. “Vdiq: as në burg, as në shtëpi, as i lirë as i burgosur, as në mes të njerëzve as në vetmi fare, një vdekje absurde, një vdekje mister; vdiq i martirizuar po i papërkulur dhe në një heshtje mizore”

Bashkëvuajtësi Ibrahim Hasna si dhe ish laboranti i spitalit Enis Boletini tregojnë se në spital u muar vesh që trupi i Mirash Ivanajt gjendej në auditorët e anatomisë të fakultetit të mjekësisë si kadavër për  demostrim mësimor. Kështu ai ishërbeu  edhe për së vdekuri.

MIRASH IVANAJ  FIGURË MADHORE E KOMBIT

Apostulli i shqiptarizmit dhe i mendimit të lirë, M. Ivanaj, ecën e nuk tutet në këtë rrugë të vështirë por jo pa krye dhe në këtë luftë madje të përgjakshme për vetveten, që të ngrejë themelet e forta të institucionit kryesor të shtetit dhe shtyllën kryesore të kombit, shkollën kombëtare, si edhe altarin e mendimit të lirë, për të cilët u martirizua.

Qemal Butka, miku më i ngushtë i Mirash Ivanajt, shkruan në kujtimet e tij “ Ne kishim besim se shteti shqiptar do të reagonte fuqishëm, sepse shqiptarët kishin luftuar kundër pushtuesve të huaj edhe kur s’kishim pasur shtet, jo më tani. Po ky ishte iluzioni ynë.Mirash Ivanaj na thoshte se po e humbisnim indipendencën dhe integritetin, sepse kishim humbur më parë indipendencën morale, kulturore, institucionale dhe ekonomike”

Në ditarin e tij të vitit 1939 “Na qi shpëtimin e gjetëm në t’ikun”,  Mirash Ivanaj shënon:

Mirashi u rropat në dhena të huaja, në Greqi, Turqi, Liban, Egjipt e gjer në Jeruzalem, duke ngrënë bukën e hidhur të mërgimtarit, çka nuk e kishte dëshiruar kurrë. Skënder Luarasi rrëfen në kujtimet e tij se kur ishte ministër Mirash Ivanaj, kishte krijuar dhe dërguar në provimin e hartimit për maturantët e vitit  1934, këtë temë:

 

Atdheut, atdheut, besnik

shiko t’i afrohesh

dhe ta pushtosh me gjithë zemrën tënde.

Këtu është rrënj’e fortë e fuqisë sate.

Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm

si i dobët kallam që e thyen shqota!

Mirash Ivanaj, në këtë tokë të shenjtë i kishte rrënjët dhe këtu i merrte fuqitë e Anteut. Vetëm kështu mund të shpjegohet forca dhe pathyeshmëria e tij. Jashtë atdheut e ndiente veten të braktisur e të fikun.

Siç pohon edhe vetë në gjyq: “ Jam arratisë jashtë shtetit bashkë me Qemal Butkën, pa marrë gja me vete, veçse kështu siç më shihni… Nga vetë Zogu nuk kam marrë asnji santim, përveçse nji sasije të hollash qi na shpërndahu komisioni i shtetit (nga katër gjysma rroge). Mue më ka mbajtë gjatë shtatë vjetëve të mërgimit kolonia shqiptare e Stambollit, si dhe ndihma e Semete Xhavollit, konsull i Shqipërisë në Shkup. Nuk kam krijue e nuk kam marrë pjesë në asnji komitet apo organizatë politike, por kemi ba nji protestë ndërkombëtare kundër Greqisë, kur kërkonte viset tona të Korçës e të Gjirokastrës…”

Mirash Ivanaj kishte mbajtur kurdoherë qëndrime të rrepta kundrejt politikës shoveniste greke ndaj Shqipërisë, madje edhe në emigracion mori pjesë në një protestë publike kundër pretendimeve greke për Korçën e Gjirokastrën. Por kur ishte puna për popullin grek e për popujt e tjerë, ai bënte dallimin dhe i vlerësonte për kulturën dhe historinë e tyre. Kur Greqia u godit nga Italia fashiste në vitin 1940, Mirash Ivanaj dhe Qemal Butka, në emër të emigrantëve shqiptarë në Turqi, hartuan një protestë, me anën e të cilës dënonin agresionin italian kundër popullit grek, dy ditë pas nisjes së tij. Kjo është shprehje e solidaritetit të popullit shqiptar që asnjëherë nuk ka sulmuar apo lënduar popuj e vënde të tjerë, përkundrazi, i ka ndihmuar ata në luftën për liri e pavarësi; është shprehje e humanizmit të përfaqësuesve të tij të denjë si Mirash Ivanaj, në mbrojtje të të drejtave njerëzore e kombëtare të popujve të tjerë.

‘’Italia fashiste, pas agresionit të saj kundër Shqipërisë së pambrojtur e pa mbështetje, sulmoi, tani së fundi, Greqinë për të shkaktuar edhe atje shkatërrim moral e material që ajo solli edhe tek ne. Për të fshehur qëllimet e veta kriminale ndaj popullit shqiptar, forcat ushtarake të të cilit ajo don t’i shfrytëzojë për llogari të vet, agresori ka sajuar pretekse që ta bëjnë atë të besojë se kjo është në interes të Shqipërisë…Agresori, i cili i ka marrë popullit shqiptar pavarësinë dhe ka internuar në brigjet e Italisë bijtë e tij më të mirë, nuk ka në asnjë mënyrë të drejtë të flasë në emër të popullit shqiptar…Shqiptarët, të cilët, atë të premte të zezë të vitit 1939, qenë të parët që i bënë një rezistëncë të armatosur një fuqije agresive, protestojnë energjikisht kundër këtij agresioni të ri italian. Ata urojnë me gjithë zemër fitoren e Aleatëve dhe janë të gatshëm të bëjnë sakrificat më të mëdha për triumfin e kauzës aleate, që është po ashtu edhe kauzë e Shqipërisë’’

Në emër të refugjatëve shqiptarë:

Mirash Ivanaj Ing. Qemal Butka

Kryetar i Këshillit të Shtetit

Ish ministër i Arsimit Publik                                           Ish kryetar i Bashkisë së Tiranës

Stamboll, 30 tetor 1940

Edhe kthimi i Mirash Ivanajt në Shqipëri, tetor 1945, është, në rradhë të parë një akt atdhetar. Ishte një nga të paktët intelektualët e njohur që u kthye, me dëshirën e pashuar që të vazhdonte veprën e nisur në fushën e arsimit kombëtar. Natyrisht, në këtë drejtim ka ndikuar edhe përpjekja e Gjergj Kokoshit për të sjellë në Shqipëri potencialin e madh kulturor të Mirash Ivanajt. Në letrën që ai i dërgon, i lutet Ivanajt që të kthehet se Shqipëria pas luftës kishte më shumë nevojë se kurdoherë për arsim e kulturë, duke i premtuar dhe garancitë e shtetit shqiptar. Kur i thanë se në Shqipëri sundonte terrori komunist, ai u përgjigj: “Unë s’jam marrë kurrë me politikë. Shkoj në Shqipëri për të punue si mësues, sepse për këtë ka më shumë nevojë ajo’’.

Puthi tokën në kufi dhe pas mjaft peripecish arriti në Tiranë. “Të gjitha rrugët më binin vetëm këtu”- thotë ai. “Unë nuk erdha në Shqipni, por erdha në Atdheun tim. Zani i këtij atdheu asnjiherë nuk rreshti së thirruni. Këtij zani iu binda. Megjithë pleqëninë time, me mjete shumë të vështira komunikimi, i pluhnosun dhe i zhagitun, sa as unë veten dhe as të tjerët mua nuk më njihnin, erdha në Atdhe…Nuk e mohoj se nji nga shkaqet e kthimit tim janë edhe librat, d.m.th. biblioteka ime…Mos e mendo se kam ardhë për vlerën e tyne si para, jo aspak, kam ardhë për vlerën e tyne shkencore e gjuhësore. Kam pasë disa tekste te rralla, bile unike.”

Dr. Mirash Ivanaj, një nga njerëzit më të ditur të kombit dhe një nga njerëzit më të pasur në libra, kishte ëndrrën që të krijonte tok me Mit’hat Frashërin një Institut të Studimeve Shqiptare. “Vite më parë, në një bisedë me Mit’hat Frashërin diskutuam për krijimin e nji Instituti Albanologjik. Atëhere u patëm marrë vesh me Mit’hatin, i cili, si atdhetar i vërtetë dhe si pinjuell i denjë i Frashërllinjve, do të vinte në dispozicion gjithë kapitalin e vet dhe komplet bibliotekën e vet aq të madhe e aq të pasun.

Kur u kthye në atdhe, thesarin e vetëm të librave, të dokumenteve dhe të dorëshkrimeve të tij, nuk e gjeti. Kjo ishte dhimbja më e madhe e Mirashit, pas vdekjes së vëllait në Stamboll.

“Ndërmjet dorëshkrimeve kam pasun edhe disa dokumente origjinale dhe nji korespondencë të bollshme, të cilat, po të gjinden, do të sqarojnë disa momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë… Kam shpresë se nji pjesë e këtyne materialeve mund të jetë në Arkivin e Shtetit. Po të jetë se këto ndodhen atje, atëherë kam shpresë se diçka prej tyre do të dalë në dritë”

Parashikimi i tij ishte i saktë. Në Arkivin e Shtetit është ruajtur, në pesë arkat e fondit Ivanaj dhe në fonde të tjera, një thesar i vërtetë. Ndërmjet dokumentave origjinale, edhe ditarët, edhe poezitë me titull “Epopeja e njeriut”, drama “Zjarri i Shën Elmos” – vepra të përbashkëta të vëllezërve Ivanaj. Mungojnë dy tezat e laurës si edhe vepra e tij historike “ Shqipëria në kohën e Bizantit”.

Andrea Xega tregon se, kur e kishte përcjellë për t’u operuar, Mirashi i ishte lutur që të interesohej kur ai të lirohej për këtë studim me rëndësi në fushën e historisë së Shqipërisë.

Mikpritja që iu bë Mirash Ivanajt nga intelektualët e vërtetë që kishin mbetur ende gjallë, si edhe përshëndetjet që i vinin atij nga ish nxënësit e tij që nga Shkodra, Tirana, Vlora, Korça etj. ia ngrohnin zemrën e butë dhe të prekshme. Skënder Luarasi, miku i tij i ngushtë, me iluzionin e një shteti të ri demokratik e ftoi Ivanajn të vinte kandidaturën për deputet, siç do ta vinte edhe ai vetë në Kolonjë, po që u zhgënjye shpejt. Mirash Ivanaj nuk pranoi duke thënë se atij do t’i vinte turp nga zgjedhësit sepse nuk e meritonte atë nder të madh ngaqë nuk kish kontribuar për lirinë e vendit. Pastaj ai kish aqë shumë punë për të bërë në lëmin e arsimit, pa të cilin nuk mund të përparonte asnjë shtet demokratik.

Ministri i Arsimit Gjergj Kokoshi i propozoi disa detyra, por Mirashi pranoi atë më të rëndësishmen, të pedagogut në Institutin Femëror, të cilin e kishte themeluar vetë.

Shteti i rezervoi një pritje hipokrite. “Më çuan drejt në hotel Kontinental. Këtë hotel e dijsha për të mirë dhe m’u duk se po më nderonin. Më vonë mora vesh se ai hotel ishte i Ministrisë së Brendshme dhe se aty çdo lëvizje e fjalë ishte e kontrollume dhe e njoftume në vëndin e duhun”

(Nga biseda në burg me Gjergj Bubanin).

“ Më priti edhe Enver Hoxha dhe më tha se do të më jepeshin gjithë lehtësinat e duhuna për të punue për të mirën e atdheut…Këtu ke jo vetëm miq të vjetër, por edhe bashkëpunëtorë të vjetër si i nderuari ministër dhe deputet, Gjergj Kokoshi, më tha ai. Vetëm në burg munda ta kuptoj thellësinë dhe poshtërsinë e kësaj ironie. Menjëherë pasi i shqiptoi këto fjalë, sikur e humbi natyrshmërinë dhe sikur nën maskën e asaj llustre, fshihte diçka të kobshme. Vonë e kuptova se ai e kishte nën shënjestër Kokoshin…

Dhe jo vetëm Gjergj Kokoshin

“Të them të drejtën u gënjeva. Naiviteti nuk më falet! E dijsha se nuk kisha ba asnji veprim kundër lëvizjes, e dijsha se partizanët dhe nji pjesë udhëheqësish kanë qenë nxanësit e mi. Tue e dijtë veten të pastër, thashë po kthehem. Sa mrrita në Elbasan, m’u ngjesh nji partizan i vogël mbrapa dhe nuk m’u nda derisa më rrasën në burg…Edhe Gjergj Kokoshi ishte më naiv se unë. Tash po e kuptoj se ai, nga komunizmi e sidomos nga ky komunizmi shqiptar nuk paska kuptue asgja! Pa të keq fare erdhi nji ditë e më tha se vetë kryeministri (Enver Hoxha) e paska lejue të krijonte nji opozitë. Po përgatitej të botonte edhe nji gazetë. Me çka po më shihnin sytë rreth e qark, fjalët e Gjergjit më dukeshin jo vetëm utopi, por fare absurditet, gjë e pabesueshme. Në birucë, duke reflektuar për këtë çështje, erdha në përfundim se këto qenë manovrime të kurdisuna nga regjimi komunist diktatorial për ta futë në kllapë Kokoshin e të tjerë” (Nga biseda në burg me L. Radin)

Këtë lojë Enver Hoxha e bëri edhe me Mirash Ivanajn.

-E shikon, sa mirë po të pres,- vazhdoi ai me shumë “ përzëmërsi”, megjithëse ti ma preve bursën shkollore në Francë.

– Nuk e mbaj mend nji gja të tillë. Por, nëse ta kam prerë bursën, don me thanë se ti nuk ke qenë në rregull me mësimet…

Nuk kish kaluar më tepër se gjashtë muaj nga kthimi i tij, kohë e mjaftueshme për të realizuar atë skenar hipokrit e kriminal të diktatorit Hoxha.

Megjithatë Mirash Ivanaj iu vu punës me mish e me shpirt, por ai vuri re diçka, ose gjithçka që nuk ecte mirë. Ai nuk arriti të kuptonte se si mjaft intelektualë të njohur e të ndershëm po futeshin nëpër burgje e po vriteshin, ndërmjet tyre edhe miku i tij më i mirë, patrioti Gjergj Kokoshi. Për këtë ai do të shkruante në ditar: “ Nuk besoj kurrë qi Gjergji të ketë tradhëtuar ato ideale për të cilat doli në mal për të luftuar…” Një luftë e brendshme shpirtërore po ia trondiste besimin, qetësinë dhe drejtpeshimin shqiponjës së mendimit të lirë, ndaj atyre që flijuan më të shquarit e kombit, duke nisur me gjyqet e inskenuara ushtarake në të gjithë, në gjyqin special të vitit 1945, me gjyqet kundra grupit të deputetëve, me gjyqin kundra klerikëve, me gjyqin kundër grupeve te rezistencës e të luftës kundër komunizmit, me gjyqet kundër “sabotatorëve” dhe të “agjentëve” angloamerikanë e të tjera e të tjera si edhe me vrasjet pa gjyqe, me vrasjet e pashembullta nëpër hetuesi qe arrijnë me mijra vetë, me internimet e burgimet masive pa fund dhe pa anë që nuk kanë shembull tjetër në histori.

Pikërisht në këtë kohë terrori u arrestua edhe Mirash Ivanaj si edhe shumë intelektualë të tjerë krejtësisht të pafajshëm. Por, arrestimi i tij është edhe i veçantë, sepse nuk pati asnjë preteks dhe ndërkohë nuk paraqiste eventualisht ndonjë rrezik. Një burrë plak, rreth të 60-tave, që s’përzihej me askënd, që s’merrej me politikë, një njeri i urtë, fjalëpakët e gojëëmbël, i qetë e i kulturuar që merrej veç me librat dhe me nxënësit e tij. Apo meqë merrej me librat dhe me nxënësit konsiderohej i rrezikshëm për pushtetin? Në dokumentet që disponojmë si edhe nga dëshmimtarët, del se nuk i është përcjellë qeverisë ndonjë version i tillë sepse Mirash Ivanaj gëzonte një dashuri e respekt të madh tek nxënësit e pedagogët e shkollës.

Por edhe atë e përfshinë dallgët e terrorit komunist kundër patriotëve e nacionalistave demokratë, e përfshiu mëria dhe hakmarrja e diktatorit, të cilit Mirash Ivanaj i kishte një borxh dhe që ky duhej t’ia paguante. Kur ishte Ministër i Arsimit, Mirash Ivanaj ia kishte prerë bursën Enver Hoxhës.

MBRETNIJA SHQIPTARE

MINISTRIJA E ARSIMIT                                                                           Tiranë, 6.2.1934

Këshillit  Kontollor

Lutemi të merrni shënim se në fund të muajit mars 1934, i pritet bursa definitivisht studentit Enver Hoxha në Francë.

Ministri i Arsimit

Mirash Ivanaj

 

U arrestua më 15 maj 1947 nga Skënder Kosova me urdhër të Koçi Xoxes, i cili, përndiqte intelektualët, ndërsa urdhri zyrtar i paraburgimit ka dalë më 19 maj 1947, pra dy ditë pasi ishte burgosur nga prokurori publik Xhevit Struga. Po ky prokuror më datë 21.5.1947 urdhëron burgimin e Mirash Ivanjt për faje penale kundër popullit dhe shtetit për një kohë të papërcaktuar në burgun e armiqve të popullit. Procesi hetimor fillon më 11.2.1948, d.m.th pas 270 ditë torturash çnjerëzore në burg. Llambi Llambiri, ish i burgosur politik tok me Mirash Ivanajn shprehet për të: “Edhe kur ishte vet i torturuar, ai nuk ankohej dhe fjala e tij ishte për ne një lehtësim e kurajo. Ai na e hiqte si me magji dhimbjen e mllefin e poshtërimit apo hakmarrjen. Vetëm njëherë ai u indinjua dhe u dëshpërua pa masë: një gardian kriminel nga fshatrat e Tepelenës, njëfarë Selami Sula, vjen një ditë në birucën tonë me një shkop të gjatë në dorë:

-Ç’ke qenë ti?- i drejtohet Mirash Ivanajt.

-Shqiptar, -ia ktheu Mirashi.

-Ke qenë edhe Ministër! – shpërtheu gardiani dhe i ra me sa fuqi që kish në kokë me shkopin e trashë. Mirashi u rrëzua për tokë i gjakosur e pa ndjenja. Kur u përmend na pyeti me naivitetin e fëmijës:

– Pse më re, mor zotni?

Kur e torturuan në qeli për ta detyruar të tregonte e të pranonte “krimet e tij”, ai i duronte ato me stoicizëm e heshtje, por, këtë të goditur kështu, fare kot, ai nuk e kuptonte dhe nuk qetësohej dot. Kërkoi një cigare. Ishte e para herë që kërkonte. E pinte shumë duhanin kur i gjëndej, por i gjëndej fort rrallë e s’kish kush t’ia sillte. Unë shpesh, si më i ri që isha, kujton Llambi, mblidhja bishtat e cigareve që i hidhnin rojet dhe bëja ndonjë cigare. Kërkoja t’ia jepja Mirashit, por ai nuk i pranonte: “Ti lodhesh, pije për vete- dhe nuk e merrte”.

Torturat ishin aq të padurueshme dhe kërkesat aq absurde sa që mjaft intelektualë të ndjeshëm nuk i kanë duruar dot. Dhimitër Pasko, shkrimtari i madh, bashkëvuajtësi në burg i Mirash Ivanajt, në një moment dëshpërimi tentoi t’i priste damarët me një gozhdë po nuk e gjet dot venën, ndërkohë që gozhdën ia hoqën me forcë nga duart. Po malsori Mirash Ivanaj nuk thyhej.

Kështu kaloi afro një vit. Më në fund, në seksionin e sigurimit të Tiranës më 11.2.1948 u hartua proces verbali i hetimit nga hetuesi, Kapiten i parë Beqir Ndou. Mbas dy muajsh, më 3.4.1948 Gjykata Ushtarake e Tiranës filloi procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Mirash Ivanaj. Trupi gjykues përbëhej nga: Abdyl Hakiu-kryetar, Shaban Rexha-anëtar, Sali Çela-anëtar dhe me prokurorin ushtarak Petrit Hakini, i cili lexoi edhe pretencën.

Tiranë, më 2 prill 1949

AKT – AKUZË

Sikurse do të konstatohet edhe nga proces-verbali që bashkëngjitur ju sillet, i pandehuri Mirash Ivanaj, i biri i Dodës dhe i Zogës, vjeç 57, lindur në Titograd, i rreshtuar, akuzohet:

Si ministër i regjimit të Zogut, mundohet që në çdo mënyrë të mbajë të fortë këtë regjim, duke tentuar të dizorientojë elementët antizogistë me anë reformash të dekretueme vetëm në letër. Aftësia dhe besnikëria për regjimin antipopullor të Zogut e çon kryetar të Këshillit të Shtetit deri në prill1939.

Në ditët e okupacionit arratiset për në Greqi bashkë me klikën dhe prej këndej në Turqi, ku jeton duke qenë i furnizuar prej agjentëve të huaj, si anglezin Sterling etj. Për qëllime të imperializmit anglo-amerikan formon komitete në Jeruzalem e vende të tjerë. Në vitin 1945, nën urdhërat e anglo-amerikanëve kthehet në Shqipëri për të kundërvepruar pushtetin popullor, i rekumanduar prej agjenturave të huaja për elementët që do të bashkëpunonte, merr kontakt me Kostë Boshnjakun, Ali Bakiun, Gjergj Kokoshin etj. dhe së bashku me ta shtron çështjen e organizimit dhe të rrugës që duhej ndjekur për të rrëzuar pushtetin popullor. Kudo propagandon ndër elementë të njohur, të cilët mundohet t’i hedhë në aktivitet kundër pushtetit popullor. Është në dijeni të ekzistencës së organizatës së deputetëve tradhëtarë dhe përkrah programin e tyre terrorist.

Prokurori  Ushtarak

Kap. II  Petrit Hakani  d.v.

Iu këndua akt-akuza dhe tha se nuk e pranonte.

“Gjatë kohës së Zogut isha drejtor i Liceut të Shkodrës dhe në fillim të vitit 1933 u bëra ministër i Arsimit, ma vonë kryetar i Këshillit të Shtetit deri më 1939, kur kam Dalë jashtë shtetit. Unë kam qenë admirues i Zogut, siç ishin gjithë të tjerët. Partina politike në kohën e Zogut nuk ka pasë, por unë kam përkrahur elementat me tendenca demokratike. Unë nuk kam qenë kundërshtar i Zogut. Këshilli i Shtetit nuk kishte ndonjë fuqi politike, por ishte vetëm për të shfaqun mendime. Unë kam ikur me qerren e Zogut pse na thanë se do të organizoheshim në Korçë. Kam ikur jashtë pa marrë asgja me vedi, ika ja kështu siç po më shihni sot. Unë kam qenë besnik i Zogut deri më 7 prill 1939. Gjatë kohës që kam qenë jashtë, kam qëndruar në dhe, ma von, bashkë me Qemal Butkën kemi vajtur në Jeruzalem…Në Stamboll nuk kemi formuar ndonjë organizatë, se nuk lejonte qeveria turke. Ne kemi bërë disa akte politike e mbledhje kur ka filluar lufta italo-greke dhe kemi bërë një protestë lidhur me fjalimin e Çurçillit, si edhe një herë tjetër kundra Greqisë kur kërkonte viset tona të Korçës e Gjirokastrës. Këto i kemi bërë me pëlqimin e vetë qeverisë. Turqia nuk e ka njohur akoma okupimin e Shqipërisë dhe si ministër në Turqi ishte Hasan Xhaxhilli. Ne takoheshim me të njëherë në vjet, kur ishte dita e 28 Nëntorit…Ministri nuk kishte ndonjë fuqi për ne. Mua më ka mbajtur kolonia shqiptare për 7 vjet …Nuk kam marrë pjesë në ndonjë komitet. Unë do të merrja pjesë në komitet, në rast se ky do të ish legal dhe jo ilegal. Kam takuar një herë Zogun në Stamboll dhe më tha se do të formohej një komitet, ku do të ishte Koço Kota dhe unë. Unë i thashë se me Kotten nuk bashkëpunoj. Me kaq u ndava dhe nuk jam takuar më me të. Nuk kam pasur korespondencë me Zogun. Kam qenë njeri i izoluar. Kur Stërlingu propozoi për të bërë indipendencën e Shqipërisë, nuk pranova se në të ishin njerëz si Musa Juka dhe se ky komitet nuk mund të punonte vërtet për indipendencën e Shqipërisë. Anglezin për të cilin më akuzoni, nuk e njoh fare. Unë kam dalë përjashta pa e ditur se po dal jashtë. Unë erdha në Shqipëri, sepse Shqipëria u lirua. Ideja ime është të punoj në arsim. Mbas ardhjes në Shqipni jam pa me shumë njerëz. Jam pa me Gjergj Kokoshin, Ali Bakiun dhe arsimtarë të tjerë. Përsa i përket gjëndjes së Shqipërisë, kam pa ndryshime të mëdha. Unë nuk kam bisedue me asnjë person politikisht. Me Gjergj Kokoshin kam bisedue njiherë në hotel dhe kjo ishte para zgjedhjeve; më tha se donte të formonte një opozitë legale dhe se kandidaturën për deputet  do ta paraqiste në emrin e vet personal, jo në emrin e Frontit Demokratik. Me Kolë Kuqalin njihem që kur ka pas ardhur një ministër amerikan, nëvitin 1938. Mbas çlirimit të Shqipërisë nuk jam takuar me të ndonjiherë. Me Kostë Boshnjakun jam takuar vetëm njiherë për të marrë disa të holla me kambial tue vu shtëpinë në hipotekë, por kjo mu refuzue. Më pyeti në lidhje me disa sende ushqimore dhe unë ia thashë çmimet e tyre.

Për ekzistencën e organizatës së deputetëve tradhëtarë unë nuk kam dijeni. Nuk jam paraqitë ndonjiherë në Misionin Amerikan në Shqipni…”

Ndonëse Mirash Ivanaj nuk i pranon akuzat dhe i rrëzon ato një e nga një me argumente e fakte, Gjykata Ushtarake me Abdyl Hakiun në krye, i quajti akuza e fakte të provuara plotësisht dhe në bazë të nenit 3 paragrafi 8 dhe nenit 8 të ligjit famëkeq 372 datë 12.12.1949 e dënoi për krime kundër shtetit me shtatë vjet burg dhe me pesë vjet të tjera humbje të të drejtave politike si dhe me konfiskimin e pasurisë së luejtëshme. Gjithashtu i ngarkoi edhe shpenzimet e gjyqit!

Kur u dha vendimi Mirash Ivanaj ishte përhumbur e indiferent deri në kufijtë e harrimit. Prokurori Hakani kur e vuri re, i tha:

-A more vesh mor ti?

-Jo mor zotni, çfarë të marr vesh?

-Je dënuar me shtatë vjet burg!

-Po për çka jam dënue, zotni?

-Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor!

-Po unë sa kam ardhur prej Turqie s’kam folë me njeri përveç punës mësimore.

-Me atë mendim ke ardhur që të bësh propagandë!

-Po a ka ligj në botë, zotni- përgjigjet Ivanaj- që të dënojë mendimin?

-Mbylle gojën se je i dënuar!

Kishte një vend të tillë që dënohej mendimi dhe kjo ishte Shqipëria e asaj kohe.

I dënuari Mirash Ivanaj e apeloi vendimin e Gjykatës së Garnizonit të Tiranës me këto fjalë që përbëjnë një ironi therëse: “Në rast se fakti që më atribuohet konsiderohet faj, deklaroj se nuk kam patur ndonji qëllim të keq dhe i lutem të naltit gjyq që, në rishikimin e çështjes sime, të tregojë zemërgjerësi, tue parë gjëndjen time ekonomike fare të këputun e gjendjen shëndetësore të keqe dhe, të ma transferojë dënimin në kondicionel tue më dhanë kështu mundësi që ditët e fundit të pleqnisë sime t’ia kushtoj, me atë kontribut që mundem, popullit..” Mirash Ivanaj, 10.4.1948.

Edhe Gjykata e Lartë Ushtarake e kryesuar nga  Niko Çeta që ka dënuar një pjesë të madhe të intelektualëve dhe, në prezencën e kryekriminelit, prokurorit ushtarak Nevzat Haznedari, aprovoi vendimin e Gjykatës Ushtarake të Tiranës për dënimin e Mirash Ivanajt. Ky vendim ishte i formës së prerë!

Kështu u mbyll në burgjet komuniste personaliteti i madh i arsimit dhe kulturës shqiptare, demokrati Mirash Ivanaj. Vuajtjet e tij në burg janë të pafund, sikurse për të gjithë të burgosurit e tjerë politikë. Mirëpo ato bëheshin më të rënda e më të trishtueshme për Mirash Ivanajn, për shkak të karakterit krenar dhe sepse nuk kishte njeri të përkujdesej për të përveç plakës Novkë- ish shërbyesja malazeze- e cila i çonte, kur i ndodhej, ndonjë dorë duhan apo ndonjë ushqim, të cilat babushi i ndante me të tjerë të burgosur.

Në këtë kohë u krijua burgu i artizanatit ku u futën edhe ata të burgosur që kishin zanat gjuhët e huaja. Shteti totalitar kishte nevojë për përkthime në të gjitha fushat, ndaj i futi në mokrën e stërmadhe të përkthimeve të detyruara intelektualët që zotëronin gjuhët e perëndimit e të lindjes si Mitrush Kutelin, Jusuf Vrionin, Mit’hat Aranitin, Gjergj Bubanin, Lazër Radin, Beqir Haçin, Mihal Sherkon, Reis Hashon etj. Aty përktheu ditë e natë nën kërbaç e kontroll të rreptë edhe Mirash Ivanaj. Përkthente kryesisht literaturë, nga fushat e matematikës e të ushtrisë, të filozofisë, të historisë etj. Siç dëshmon i përndjekuri Sabri Çelnikasi, në dhomën e përkthimeve ishin shumica intelektualë të shquar. E donin dhe e ndihmonin njëri-tjetrin. Më pas ata si të rrezikshëm i mbyllën në burgun e Burrelit.

Mirashi përgjithësisht ishte i menduar e kishte një brengë të vazhdueshme në shpirt për fatin e zi të Shqipërisë, të cilën, sipas një shprehjeje të tij, e kishin futur në rrugën e të tatëpjetës, drejt greminës politike, ekonomike e morale që shpejt do ta çonte në katastrofë të plotë. Gjithashtu i qante shpirti për bibliotekën e tij, për librat, që ishin si fëmijët e tij të vetme dhe që ia kishin grabitur. Në mungesë të tyre, në kohën që i mbetej e lirë, u mësonte të burgosurve gjuhë të huaja, sidomos më të rinjve. Ndërsa në kohën e punës së detyruar, sidomos në natën e qetë, ai përkthente e përkthente shpesh i ngrirë kallkan nga lagështia, nga të ftohtit e nga mungesa e lëvizjes dhe me gishta që i kërcisnin, shkruante e shkruante sa mundte për t”i kryer në kohë përkthimet që mbeteshin përgjithmonë anonime.

“ Edhe kur ishte më mirë me shëndet- shkruan Mitrush Kuteli, – s’i pëlqente të dilte në oborr të burgut e të sillej si kali në lëmë. Njerëzit (të burgosurit) i dukeshin si ata peshqit jashtë ujit që, në grahmat e agonisë, shqyejnë gojën për të thithur etshëm pak oksigjen…”

Kolosin Mirash Ivanaj nuk e merrje vesh asnjëherë në ishte i ngrënë apo i pangrënë, i gëzuar apo i trishtuar. Kurrë nuk i dëgjohej zëri. Kur bashkëvuajtësit e lusnin të merrte diçka nga ushqimet që u sillnin familjarët, ai kurrë nuk pranonte. Profesor Beqir Haçi tregon se kur ndau një portokall në thela, të parit ia zgjati Mirashit, por ai, duke e falënderuar, nuk e mori. Mbasi morën të gjithë nga një thelb, mbeti e fundit. Vetëm atëhere, kur kishin marrë të gjithë, për mirësjellje edhe Mirashi e mori.

Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:

Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua- i tha Bedri Spahiu.

Jo pikëpamjet, por bindjet e mia- e korigjoi Mirashi.- t’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar.

Atëherë nuk qënke tjetër veçse një plak matuf- iu shfry Mehmet Shehu.

Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë do të ndiqja të njëjtën rrugë.

Kështu i kaloi ditët e fundit martiri Mirash Ivanaj në tortura e në punë të detyruar rraskapitëse: me fyrje e poshtërime, me mungesë të plotë të diellit e të lirisë, me mungesë të ushqimit minimal për të mbajtur shpirtin, i tretur deri në kufijt e mjerimit njerëzor. Ai u sëmur, siç thanë, nga një ngatërrim zorrësh dhe u dergj në atë dhëmbje vdekjeprurëse. Formalisht e çuan në spitalin e burgut. Sipas rrëfimit të Agron Çarçanit, i cili ndodhej në një dhomë në spitalin e burgut, Ivanaj vuante edhe nga tuberkolozi që ia kishte bërë mushkëritë copë dhe s’vinte gjë në gojë. Megjithatë, nuk u ankua kurrë, nuk rrënkoi asnjëherë, nuk i kërkoi ndihmë askujt. Apoteoza e tij që shkon deri te Zoti, gjindet në poezinë e mbrame, në poezinë e burgut:

O Zot, qysh i duron këto batërdi,

Qi bajnë veprat e krijueme nga Ti?

Kush sundon, më thuej, këta apo ti?!

Si edhe të tjerë të burgosur para dhe pas tij, edhe Mirash Ivanajn e lanë të jepte shpirt pa asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Pushtetarët e kuq ishin të interesuar që ai të mos e shihte më dritën e diellit dhe të jetës. Alibia e një vdekjeje të natyrshme në spital ishte varianti më i mirë i një zhdukjeje pa lënë gjurmë. Shpirti djallëzor pervers e hakmarrës i Enver Hoxhës do të kënaqej e do të qetësohej me vdekjen e Mirash Ivanajt. Në çastet e fundit, sollën Doktor Shirokën i cili u trondit pa masë kur pa profesorin duke dhënë shpirt. I mbylli sytë përgjithmonë për të shpëtuar nga gjithë vuajtjet e poshtërsitë e kësaj bote të nëmur, 12 ditë para se të përmbushte dënimin, pra 12 ditë para se të lirohej, Ivanaj vdiq!

“Vdiq: as në burg, as në shtëpi, as i lirë as i burgosur, as në mes të njerëzve as në vetmi fare, një vdekje absurde, një vdekje mister; vdiq i martirizuar po i papërkulur dhe në një heshtje mizore”

Bashkëvuajtësi Ibrahim Hasna si dhe ish laboranti i spitalit Enis Boletini tregojnë se në spital u muar vesh që trupi i Mirash Ivanajt gjendej në auditorët e anatomisë të fakultetit të mjekësisë për eksperiment e demostrim mësimor. Kështu ai i shërbeu Shqipërisë edhe për së vdekuri.

Dhjetë vjet më pas më 1963 kur të afërmit e Nikolla Ivanajt e nxorrën nga vendi ku e kishin hedhur, për ta varrosur njerëzisht në varrezat e Sharrës, e gjetën të hedhur në gropë pa emër, pa arkivol, përmbys me fytyrë përdhe, si një të burgosur, të cilin e dënojnë përsëri pas vdekjes.

Po koha dhe njerëzit që e kuptojnë atë, e kthyen me fytyrë nga qielli dhe dikur do ta vendosin në vendin e tij të merituar,  në Panteonin e Kombit,  martirin Mirash Ivanaj.

 

 

Tiranë, 22 shtator 2003

Leave a Comment