Misioni i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” është:

  • Të promovojë studimet në lidhje me historinë e Shqipërisë, kryesisht atë të periudhës së Pavarësisë, të Luftës së II-të botërorë, periudhën e regjimit komunist dhe atë paskomunist;
  • Të organizojë e mbështesë aktivitete kulturore si simpoziume, konferenca apo seminare ndërkombëtare e kombëtare që janë të lidhura ngushtë me historinë moderne të Shqipërisë duke bërë të mundur hedhjen dritë, në mënyrë të paanshme dhe të pavarur të historisë moderne Shqiptare;
  • Të mbështesë kërkimet dhe publikimet të studiuesve apo historianëve në fushën e historisë;
  • Të mbështesë dhe promovojë historianë të rinj brenda dhe jashtë Shqipërisë duke realizuar platforma për moshat e reja si organizimi i konkurseve ndërkombëtarë, dhënien e bursave të studimit, etj;
  • Të mbështesë hulumtimin, botimin, publikimin, shkrimin e librave historikë, me qëllim tregimin e historisë moderne shqiptare, nga një këndvështrim objektiv dhe të paanshëm, me qëllim njohjen e të vërtetave të saj dhe edukimin shoqëror;
  • Të hulumtimin dhe nxjerrë e materialeve dhe dokumenteve arkivore historike brenda dhe jashtë vendit;
  • Të kryejë studime dhe botime historike mbi ngjarje, periudha dhe personalitete historike;
  • Të kryejë botime të kujtesës historike;
  • Të përkthejë botime historike, veçanërisht ato nga shqipja në gjuhë të huaja, për të njohur historinë e kombit tonë në botë, realizimin e filmave dokumentarë historikë, ekspozita fotografike, albume historikë;
  • Pjesëmarrje në panairet e librit, përurimet dhe publikimet etj;
  • Veprimtaria hulumtuese, botuese dhe kulturore do të bazohet kryesisht mbi bazën e projekteve që do të miratohen, financohen dhe ndiqen nga ky institut,
  • Të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit, Kulturës dhe enteve të tjera kulturore për aktivitete të përbashkëta, por edhe pajisjen e shkollave publike dhe jopublike më literaturë të botuar nga Instituti;
  • Të respektojë parimin e bashkëpunimit me institute homologë, organizata, shoqata ose individë të ndryshëm vendas ose të huaj;
  • Të ngrejë, favorizojë dhe të pasurojë debatin për çështjet e historisë e të kulturës dhe të informojë opinionin publik mbi këto çështje.

 

 

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” është jo fitimprurës dhe nuk kryen asnjë lloj veprimtarie me qëllime fitimi, me karakter politik apo fetar.