Libohova, një nga trevat me tradita të shkëlqyera atdhetare, intelektuale dhe demokratike, më 3 tetor 1943 u sulmua prej forcave të Zonës I Operative, të komanduara nga Shefqet Peçi, ku u vranë për të mbrojtur vatrat e tyre: Sehit Bejleri, Bajram Leko, Mustafa Kodra, Selam Beqiri (kryeplak), Nelo Rudi dhe u pushkatuan pa gjyq para shtëpive të tyre 15 qytetarë libohovitë: Qazim Rustemi (vëllai i Avni Rustemit), Kaso Rustemi, Nexhmie Rustemi, Pëllumb Rustemi, Malo Laze, Ahmet Ruçi, Nexhat Cico, Talo Xhaxho, Bahri Peca, Muhin Ruçi, Nezir Shuaipi, Hiqmet Gugo, Eqrem Gugo, Servet Bashaka, Ahmet Idrizi (mësues). Pas kësaj masakre ndaj popullsisë nacionaliste, komunistët e sulmuan edhe disa herë Libohovën, duke i shkaktuar asaj 104 viktima të luftës civile.
Leave a Comment