Me 30 shtator 1998, u miratua Ligji mbi Mediat Elektronike, ndonëse ato ishin krijuar dhe funksiononin edhe më parë, të paliçensuara dhe në një treg kaotik. Në këtë treg mbizotëronte Radio Televizioni i vetëm shtetëror, RTSH. Më pas, u ngritën një numër i madh mediash audiovizive dhe radiosh private, që kanë pushtuar skenën mediatike shqiptare. Aktualisht në Shqipëri, sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, operojnë 4 kanale televizive kombëtare, 65 kanale televizive lokale, 33 kanale televizive kabllore, 3 radio kombëtare dhe 47 radio lokale. Ende legjislacioni për mediat elektronike dhe ato dixhitale nuk është i plotë. Shteti nuk ka mundur ta luajë plotësisht rolin e vet rregullues në një treg që zhvillohet me shpejtësi dhe që priret drejt kapërcimit të rregullave e të ligjit.
Leave a Comment