Historianit Uran Butka i është dhënë titulli Doktor “Honoris Kauza” nga Kolegji i Artit dhe Shkencës të Universitetit Vox Dei Amerikan. Ndërkohë shkencëtari i njohur indian Madu Krishan dhe kreu i Akademisë e Paqes Botërore i dorëzoi Uran Butkës Urdhërin e misionarit të Paqes Shenjtorja Tereza. Shkencëtari indian vlerësoi lart kontributin e ish politikanit dhe historianit shqiptar Uran Butka si një personalitet i shkencës shqiptare. Dr Shefki Hysa dhe shkencëtari indian i dorëzuan titullin “Honoris Kauza” në diplomacinë ndërkombëtare historianit shqiptar nga universiteti Vox Dei dhe Urdhërin e Paqes Nënë Tereza. “Falenderoj Akademinë Boterore të paqes dhe Universitetin Vox Dei për dhënien e këtij titulli. Është rezultat i një pune çerek shekulli. Në punën time kam pasur mision vetëm fjalën e lirë”- tha Butka. Historiani Uran Butka është në pak personalitete shqiptare që është nderuar me këtë çmim. Ai është autor i mjaft librave të njohur dhe studimeve si ato për Mid’hat Frashrin, Luftën e Dytë Boterore etj. Butka rrjedh nga nje familje e njohur patriotike shqiptare. I biri i Safet Butkës dhe nipi i Sali Butkës, nje familje me kontribut të madh në shtetformimin shqiptar.
Leave a Comment