Sali Butka është njëri nga protagonistët kryesorë të shpalljes së vetqeverimit shqiptar të kazasë së Korçës.  Ne janar 1916 ushtria austo-hungareze hyri në Shqipëri dhe dëboi pushtuesit serbë që kishin arritur deri në Durrës. Në shtator 1916 në një mbledhje në Elbasan, Aqif Pasha me krerët e diplomacies austriake, vendosën formimin e çetave shqiptare. Komandant për çetat e Shqipërisë Juglindore propozuan Sali Butkën, në atëkohë krrahinar ne Tomoricë, i emeruar  nga qeveria e Ismail Qemalit. Saliu e pranoi , por me nje kusht: Kumandar mbi vete nuk pranoj” . Qëllimi imediat ishte clirimi i Kazasë së Korcës nga greket dhe andartët por edhe nga interesat e Fuqive te Medha. Kryeqeveritari i Korçës ishte greku Argjiropulis.

Sali Butka u nis ne shtatot 1916 nga Tomorrica drejt Korçës. Në teqen e Melcanit u takua me Themistokli Gremenjin i  komandant i cetave shqiptare me mbeshtetejen maqedono-bullgare. Te dy ushëhëqësit kishin një qëllim, mbrojtjen dhe clitomin e teritoreve shqiprae,pavarësisht nga aleancat ushtarake te perkohshme. Forcat e Sali butkës u shtrinë prej Kamenicë gjer në teqenë e Melçanit dhe fuqitë e Themistokli Gërmenjit, nga Podgoria deri në Melçan. Teqeja e Melçanit do të ishte qendër tyre e përbashkët.

Kazanë e Korcës, sapo e  e kishin okupuar ushtarakisht forcat franceze, tetor 1916. Me ardhjen e forcave franceze, këta i larguan grekët kostandinistë, si kundërshtarë të Antantës dhe vendin e tyre e zunë venizelistët, që shpejtuan të vinin në Korçë nga Selaniku, ku e kishte ngritur qeverinë Venizeloja, i ciki kishte premtuar bashkimin me forcat e  Antantës.

Reziku ishte i dyfishtë, sepse politika Franceze, anonte nga Greqia, që sipas taktatit e fshehtë të Londrës të vitit 1915, e coptonte krejt Shqipërinë dhe Korçën e Gjirokastrën ia linte Greqisë.

Sali Butka i dërgoi autoritetit ushtarak në Korçë, kolonelit Burnazel këto kërkesa:

1)Të ngrihet flamuri shqiptar në Korçë. 2) Të çelen shkollat kombiare shqip në Korçë dhe të mbyllen shkollat greke. 3) Ushtria franceze të dalë nga qyteti i Korçës dhe të qëndrojë në Debojë, te kazermat. Duke ia liruar Korën forcave kombetare( Petro Harizi, sekretari i rep korces “Histori kronologjike e Qarkut të Korçës, 1919)

Gjeneral Sarrej dërgoi në Korçë  kolonelin Dekon me forca te reja ushtarake: “Koloneli Dekon i vlerësonte kështu forcat patriotike shqiptare: (Dekon, Gjashtw muaj te  tw historisw sw Shqipwrise”Në perëndim të Korçës, bandat austro-shqiptare  të Sali Butkës. Tërësia e bandave të Sali Butkës kishte forcën e disa batalioneve franceze. Në veri të Korçës, bandat bullgaro-shqiptare të Themistokliut kishte forcën numerike të një batalioni francez.

Më 23 nëntor 1916, koloneli largoi nga Korça  qeveritarin grek Argjiropolos me gjithë shpurën e tij dhe shpërndau  bandat e së andartëve. Dekon hyri ne bisedime eme Sali Butke dhe Th,Germenjin dhe i ftoi tw shkonin ne Korcë. Sali Butka nuk pranoi, sepse me forcat e tij ushtarake qw arritwn nw 30.000 luftetare, donte ti imponohej nga jashte francezwve koha i dha tw drejtw

Më 24 nëntor, pasi i dergoi njw letwr Sali Butkws ,Themistokliu u paraqit tek autoritetet  franceze dhe u takua me kolonelin Dekon. Janë të famshme falët e Themistokliut: “Unë jam një patriot shqiptar. Nuk kam asnjë shkak armiqësie kundër francezëve. Nuk kam qenë kurrë kundër jush, por me ata që më dukej se garantonin lirinë e atdheut tim. Unë grekët i shikoj si armiqtë tanë më të mëdhenj. Kam marrë armët  për t’i luftuar. Tash që autoritetet franceze larguan nga Korça përfaqësuesin e qeverisë greke, nuk kam më asnjë arsye për të qëndruar në mal. Vinj pra tek ju si një njeri plotësisht lojal, Kimëni në dispozicion. Nuk kërkoj gjë tjetër veçse t’ju ndihmonj e të vë në shërbimin tuaj influencën time mbi popullsitë

Por Komandanti i forcave shqiptare Sali Butka,ndonee nuk shkoi,  pranoi të bisedonte me autoritetet franceze për të mirën e Korçës e të Shqipërisë. Atëherë koloneli Dekuan dërgoi  tek Sali Butka një delegacion ushtarak me në krye major Masjet, bashkë me një dërgatë të qytetarisë së Korçës. Bisedimet qenë të suksesshme.

Kërkesat e Sali Butkës, datë 3 dhjetor 1916:

  1. Vetëqeverimi i kazasë së Korçës do të përmbledhë provizorisht Bilishtin, Kolonjën, Oparin dhe Gorën, gjersa të çlirohen krahinat e tjera.
  2. Flamuri zyrtar do të jetë flamuri i Skënderbeut me shqiponjën dykrenare.
  3. Gjuha zyrtare do të jetë shqipja.
  4. Do të formohet një komision prej pesë patriotësh i zgjedhur nga luftëtarë të lëvizjes kombëtare. Komisioni do të përmbushë detyrat e një qeverie me të drejtë të bëjë ligje, të emërojë e të pushojë nëpunës, të ndryshojë e të rregulojë çdo gjë që sheh të dobishme e të arsyeshme.
  5. Administrata do të përbëhet nga elementë patriotë të sprovuar.
  6. Gjykatoret do të veprojnë në gjuhën shqipe dhe me personel të aftë për plotësimin e detyrës.
  7. Arsimi do të jetë krejt shqiptar, me baza të shëndosha kombëtare.
  8. Të mbyllen gjithë shkollat propagandistike greke
  9. Postat dhe telegrafat do të varen nga administrate shqiptare
  10. Të formohet një polici për të mbajtur qetësinë e qytetit.
  11. Të formohet një gjindarmëri shqiptare me komandantë shqiptarë për të mbrojtur vendin.
  12. Komanda franceze detyrohet të mbrojë vetëqeverimin e kazasë së Korçës nga çdo kërcënim
  13. Qeveria franceze merr detyrimin moral të përkrahë të drejtat e Shqipërisë dhe veçanërisht të Kazasë së Korçës në konferencën që do të mblidhet, kur të mbarojë lufta. ( Historia e Shqipërisë, Tiranë 1994 dhe kronikani P.Katro)

Koloneli Dekon i pranon në librin e tij “Gjashtë muaj histori të Shqipërisë” propozimet e Sali Butkës dhe kthesën që bënë propozimet e tij për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës.

“Ky evolucion do të kishte mundur të bëhej shkallë-shkallë, sikur një përçapje personale e Sali Butkës, i cili nga teqeja e Melçanit vëzhgonte dhe ndiente edhe vetë aspiratat e bashkatdhetarëve të vet, të mos kishte ardhur e shkaktuar rrëkëllyerjen e përshpejtuar të ngjarjeve. Në mbrëmjen e 3 dhjetorit, mora nga ai një letër, në të cilën ai më shpallte se ishte krejt i disponuar të linte armët, në qoftë se komanda proklamonte pavarësinë e Kazasë së Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të Francës. Kuptohet vetiu se unë nuk isha kompetent për të marrë vendimin, që dëshironte Sali Butka, por ishte detyra ime të studioja në mënyrë sa më të plotë çështjen e t’i jepja Gjeneralit Kryekomandues të gjithë elementet e vendimit që do të mirrte në këtë mes” ( Gjeneral Dekuan, Gjashtë muaj Histori të Shqipërisë, Paris)

Koloneli Dekon pasi bisedoi me kryekomandantin Sarrej në Selanik dhe mori i ktheu përgjigje pozitive, Sali Butkës:

“Zotit Sali Butka

Komandant i Luftëtarëve Vullnetarë Shqiptarë,  Melçan

     Sipas instruksioneve të marra nga Kryekomandanti i Ushtrive Aleate të Lindjes, Gjenerali Sarrej, kam nderin të vë në dijeninë tuaj se komanda aleate e sheh me sy të mirë dhe e çmon lëvizjen tuaj patriotike për të drejtat e popullit shqiptar për liri dhe indipendencë. Gjithashtu, mori parasysh dëshirat e shfaqura në letrën tuaj të datës 3 të këtij, të cilat i gjeti të arsyeshme dhe jam i autorizuar t’ju komunikoj pëlqimin dhe aprovimin….

Pranoni, zoti Komandant shprehjet e konsideratës sime më të shquar.

Kolonel Dekoan

Komandant i Qarkut të Korçës” ( Petraq Katro, Jeta dhe veprimtaria patriotike e Sali Butkës).

Sali Butka: Qysh sot jam shpirtërisht i bashkuar me ju dhe pres rastin e volitshëm të vihem plotësisht në radhët tuaja” (Po aty)

Në Protokollin e datës 10 dhjetor 1916, sanksionohet: “Sipas dëshirës së popullit shqiptar, të cilën e rrëfeu me anë të përfaqësonjësve të tij, Kazaja e Korçës, bashkë më qarqet e Bilishtit, Oparit dhe Gorës, formojnë krahinën vetëqeveritare të Korçës për t’u qeverisur prej qeveritarëve shqiptarë, nënë mbrojtjen e komandës së ushtrisë Franceze”. (protokolli i 10 dhjetorit 1916)

Dekuani e përshkruan kështu momentin kur u shpall publikisht Protokolli: “Themistokliu doli në ballkon, iu drejtua popullit me një fjalim dhe, në mes brohoritjesh, shpalosi flamurin e Skënderbeut, kravatuar me ngjyrat franceze, në vendin ku ditë më parë valonte flamuri grek”.

 

*Mirëpo, në mesin e vitit 1917, ndryshuan  ekuilibrat ndërkombëtare si edhe zhvillimet e Luftës së Parë. Franca gjithnjë e më shumë po anonte nga Serbia e Greqia. Kthimi në pushtet i Venizellosit, që futi Greqinë anën e Antantës, qershor 1917, për të cilën ishin përpjekur me kohë qarqet politike të Francës e më gjerë, e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Korçë.

Kolonel Dekon-in e larguan nga Korça, si përgjegjës për nënshkrimin e protokollit të 10 dhjetorit. U arrestua prej Shërbimit sekret francez  Th. Gërnenji dhe u dërgua në Selanik, ku u nxorr përpara një gjyqi ushtarak dhe u dënua me vdekje, me akuza të sajuara e të pavërtetuara si “agjent” i Fuqive Qëndrore” më 9 nëntor 1917.

Si ndodhi arrestimi dhe pushkatimi i tij? Këtë në i sqaron agjenti i Zyrës Sekrete të Shtatmadhorisë së Armatës frënge të Lindjes, togeri korsikan Orsini de Mari, që dëshmon se gjeneral  Groseti, i cili pat marrë komandën e Armatës të Lindjes, e thirri dhe i këkoi që t’i siguronte ndonjë letër “komprometuese” të Themistokli Gërmenjit drejtuar oficerëve austriakë, që ishin vendosur në Pogradec. Gjenerali së pari i bëri presion togerit, duke i dëftuar disa dokumente komprometuese të tij, por edhe duke i premtuar se, nëse do të siguronte ndonjë letër të tillë, do të dekorohej me “Kryqin e Legjionit të Nderit”. Pra kemi të bëjmë me një urdhër, porosi, por edhe me një premtim shpërblimi,  Një skenar i paramenduar, që e zbatoi pikë për pikë agjenti sekret Orsini. Ky u nis menjëherë për ne Devoll, ku do ta siguronte letrën e kërkuar!?. Pas një lufte të forcave franceze, ku bënte pjesë edhe toger Orsini, kundër forcave austriako-shqiptare në Devoll, që sipas tij përfundoi me fitoren e francezëve, Orsini i gjeti në xhep një togeri rob austiak “një letër të shkruar me dorë nga famëkeqi Themistokli. Çfarë letre! Ishin katër faqe të shkruara dëndur në frëngjisht, në të cilat ishte çdo gjë….”( Reds, Spiunash dhe kundërspiunazh, 1934)

Agjenti dëshmon: “ Në konakun e Korçës gjeta general Grosetin. Porsa më pa, erdhi drejt meje krahëhapur dhe më përqafoi disa herë. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lmntur ishte dhe atë mbrëmje më thirri për darkë bashkë me togerat e mi. Mbas ngrënies më hoqi mënjanë  dhe më tha me seriozitet: – Nesër në agim do të bëni çdo gjë të nevojshme për të pushkatuar Themistokliun./- Pa e gjykuar më parë?/ – E pamundur?/-Sepse Themistokliu këtu në Korçë  ka më tepër se një mijë partizanë të armatosur. Veç kësaj një kryengritje e batalionit shqiptar do të na komprometonte në mënyrë të pandreqshme./- Atëherë çfarë mendon se duhet të bëjmë?/…..- Unë mora, bera sic me porositi Gjenerali. Siç më ishte premtuar, Urdhërin e Legjionit të Nderit, por Sali Butka, brigant, inatçi dhe i rreptë, i dërgoi gjeneralit një letër të zjarrtë, në të cilën më  akuzonte mua  se kisha ndëshkuar disa nga njerëzit e tij.  Letra e Sali Butkës  përfundonte me këto fjalë: Ju i kini dhënë kryqin e legjionit të Nderit dhe unë do t’i jap kryqin e drunjtë!”( të varrit) ( po aty: Red, Spiunazh dhe kundërspiunazh)

Themistokli Gërmeni u dënua me pushkatim me një akuzë të paqenë, duke u mbështetur në letrën e sajuar nga agjenti Orsin. Fakti që, sipas kolonelit Dekuen, Themistokliu nuk fliste dhe as  shkruante frëngjisht, rrëzon akuzën e letrës prej katër faqesh gjoja të shkruar me dorën e Themistokliut në frëngjisht. Fakti tjetër që vite më pas, Themistokli Gërmenji mori pafajsinë , pas vdekjes, rrefen që dënimi i tij ishte politik.

Pas pushkatimit të Th. Gërnmenjit, u abrogua më 16 shkurt 1918 edhe protokolli i 10 dhjetorit, që ishte një goditje për forcat atdhetare shqiptare dhe çështjen tonë kombëtare.     Qeveria greke po përgatitej të pushtonte ushtarakisht Korçën, sapo ta linin atë francezët..

kapiteni Langre, i raportoi kryekomandantit të përgjithshëm në Selanik më 7 shtator 1919 mbi përgatitjet për t’ia dorëzuar Korçën ushtrisë greke, si edhe e informon:

Nga Gjergjevica Sali Butka i dërgonte më 12 shtator 1919 komandantit të forcave franceze ultimatumin:

ULTIMATUM

Në emër të popullit shqiptar,

Sali Butka, komandant i trupave vullnetare të Lidhjes së Shqipërisë Lindore.

Zotit kryekomandant të forcave Franceze në kufijtë shqiptarë.

Në Korçë.

“Komandant,

Në padijeni të popullit francez, në padijeninë e komisionit të lartë të Konferencës së Paqes dhe kundra vullnetit tonë, diplomacia juaj, e gënjyer nga fjalët lajkatare të disa diplomatëve grekë, shqiptoi dënimin me vdekje të popullit shqiptar, për t’ia dorëzuar Greqisë qytetin e Korçës dhe rrethet e saj dhe ky veprim arbitrar e kriminal është pranuar me gjakftohtësi nga Franca, mbrojtësa e kombeve të shtypur, mbrojtësja e të dobëtve!..

Të shtyrë deri në ekstrem dhe duke mos mundur të durojmë më të tilla poshtërime, ne e shohim veten të detyruar t’ju paralajmërojmë të na dorëzoni qytetin e Korçës dhe rrethet e saj brenda 48 orëve, që ndjekin nga dorëzimi i këtij ultimatumi…

Kryekomandanti i Trupave Vullnetare të Lidhjes së Shqipërisë Lindore

Sali Butka” ( Dok.franceze dhe P.Katro)

Korça do t’u dorëzohej forcave shqiptare.

 

 

 

Leave a Comment