MID'HAT ABDYL FRASHERI ALBUM HISTORIK

Është një album krejt i ndryshëm nga albumet e tjerë, së pari, sepse jepen fotografi e dokumente te rralla dhe të pabotuara më parë të Frahërllinjve, Abdylit, Naimit Samiut etj,origjina e tyre dhe veprimtaria, si edhe e jeta e veprat e Mid’hat Frashërit dhe e personaliteteve te shquara shqiptare dhe evropiane, të nxjerra nga arkivat shqiptare dhe të Stambollit, Athinës, Janinës, Selanikut, Londrës, Parisit, Sofjes , Bukureshtit, Nju Yorkut e vendeve te tjera ku Midhat Frasheri ka punuar dhe përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes ne Paris, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, në SHBA si kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” , si edhe ceremonia e plotë e kthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe. Së dyti sepse në Album pasqyrohet periudha e Rilindjes, e Pavarësisë , si edhe e Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet ilustrimevë (teksteve shkrimore) të vetë Mid’hat Frasherit, gjë që e bën këtë Album historik. Pra Mid’hat Frashëri për Mid’hat Frashërin, Mid’hati për personalitetet shqiptare: Marko Bocarin, Ali Pashë Tepelenën, Kristoforidhin, Ibrahim Temon,Jani Vreton, Ismail Qemalin, Konicën,Kristo Luarasin, Nolin, Asdrenin, Gjergj Fishten, Gjeçovin, si edhe personalitetet e huaja të lidhura me çështjen shqiptare si Presidenti Wilson, Justin Godart, A.Herbert, Zonja Carvarnon, lordi Cecil, Eric Drumond, Miss Durham, Milan Shuflai etj. Pra , në këtë këndvështrim, Albumi për Mid’hat Frashëri përbën një risi. Ky është një album historik e kulturor. që i shërben historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare dhe evropiane, njëkohësisht një Album special nga pikpamja e botimit profesional dhe luksoz.