Vilhelme Vrana Haxhiraj – Fragmente nga dorëshkrimi “Kanina dhe Gjergj Arianiti”

Për të arritur diçka të tillë nevojitet vullnet, punë hulumtuese  dhe një përkushtim sublim.

Të njohësh veten duhet nisur nga njohja e vendlindjes me këmbëngulje. Së pari duhet të dimë se ku janë rrënjët tona dhe si pikësynim nisim nga njohja e tokës ku të parët tanë hodhën farën e pemës së jetës. Pas kësaj nisim me krahinën dhe gradualisht sfera e njohjes zgjerohet deri në atë pikë sa, bindemi që ne njohim vetveten, gjenezën dhe evoluimin që ka bërë geni i të parëve tanë ( i katragjyshit). Historinë e bëjnë njerëzit dhe janë po ata që e shkruajnë atë si një thesar identiteti për brezat.

Por që të shkruhet historia, duhet të nisë me njerëzit, vendet, ngjarjet dhe koha e zhvillimit. Për fat të keq historinë tonë e kanë bërë studiuesit e huaj, apo fqinjët si dhe pushtuesit,  sipas interesave të tyre në disfavor të së vërtetës për lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve. Duke u nisur nga sa thashë më sipër dhe sipas orientimit politik dhe ideologjik gjysëmshekullor, brezat kanë njohur dhe studiuar një histori të gjymtuar, të tjetërsuar dhe të mohuar, pra kanë mësuar një histori të cunguar.

Unë po përqëndrohem vetëm te vendlindja ime, Kanina, që më është mohuar. E mbështetur në shkrime  e dokumenta të studiuesëve, unë do evidentoj diçka, të tjerët pas meje, do ta plotësojnë duke e pasuruar me njohuri të reja.

Dikur dikush shkruante gabimisht ose pa u thelluar se, vizitorët e huaj, sa shkelin në Kaninë,  bëjnë një sërë pyetjesh:

“-Ka histori Kanina vallë?

   -Kjo trevë a ka pasur historian të mirëfilltë, që të shkruajnë për të?

   -Ka shkrimtarë të shquar që t’i vënë në dukje vlerat dhe bukuritë natyrore të Kaninës së lashtë? 

  -A ka familje të lashta në Kaninë që ende ekzistojnë?”

  Përgjigja më e saktë do të ishin vargjet e arta të Ernest Koliqit, dikur, para Luftës së Dytë Botërore, ka qenë pedagog në shkollën Tregtare Vlorë (Uji i Ftohtë):

                                                                                                         “Për Kaninën Perëndia,

                                                                                                           kur e pa si diell mbi det, tha:

                                                                                                             Këtë mrekulli mbi tokë,

                                                                                                           dikush tjetër e ka bërë,

                                                                                                           do ketë qenë një tjetër ZOT!”

                                                                                                                                     Ernest Koliqi

Këto vargje janë një dëshmi për lashtësinë e kësaj kalaje me një pozicion gjeografik të lakmuar. Autori thotë se, nëse për gjithçka  që ekziston mbi tokë ka veç një Zot, kurse për Kaninën ka pasur një Zot të dytë, i cili e ka bërë të veçantë. Kanina, e bukur si një ëndërr, pamje e së cilës të ofron një këndvështrim mahnitës,me një pozitë gjeografike mbizotëruese mbi të dy detet, si në fushë dhe në malet që i qëndrojnë si mburojë mbi kokë.

Është e drejta e cilitdo të bëjë pyetje të tilla, kur vlera të tilla të një treve me peshë në histori, nuk janë evidentuar, por janë lënë në harresë. Çuditërisht, shumë nga ata që pyesin, kanë qenë dikushi dje në pushtetin diktatorial, të cilët nuk i ka ndaluar askush të gërmojnë, të hulumtojnë, të nxjerrin në pah të vërtetën që e ka mbuluar barbarisht llumi i kohërave. Fatmirësisht për ta, Kanina ka qënë e gjitha e tyre, atëherë përse nuk i kanë vënë në dukje vlerat e saj? Apo “kishin frikë t’ia hiqnin petët byrekut, se u shfaqej parasysh e vërtetae hidhur”, thotë shqiptari goj’art.

Unë dhe cilido, kemi të drejtë të pyesim:

Ç’bënë për gjysmë shekulli vallë këta besnik që donin të lartësonin shqiptarët e pëbuzur dhe duke u mbështetur në të vërtetën le ta shkruanin historinë e kombit?. Apo mos historia e Kaninës nuk ishte pjesë e palcës dhe ndërgjegjes së kombit?!

Mjeshtria e shkruesve të Realiznit Socialist, ishte: “të tirrnin si leshi në furkë të paqënat”, me shpifje vollën vrer për gjysëm shekulli kundër fisnikëve të Kaninës. Kurdisën sa e sa të pabëra, sa të pathëna ndaj atyre familjeve që themeluan, ndërtuan Kaninën dhe e bënë emërmirë Kaninën.  Për gjysëm shekulli nuk u tha një fjalë për Gjergj Arianitin dhe të bijën princeshën Donika, se po të flitej për ta, duhej të flitej edhe për pasaardhësit që ende jetojnë në ato troje.  Si mund të tregonin gjenezën e familjes Vrana, të cilën e kishin mohuar, burgosur dhe internuar, duke shkatërruar nga themelet shtëpitë e tyre në Kaninë dhe në Qishbardhë. Për t’ia humbur dhe mohuar identitetin autokton dhe vlerat e saj, prishën varrin prej mermri  të  Xhevit Ali Vranës, nxorën eshtrat  duke i shpërndarë sa andej këtej, gjasma se aty kishin fshehur thesarin e Vranajve, t[ cilin ua sekuestruan. Ishte kjo arsyeja që u la në harresë një qytezë e lashtë iliro-arbëre.* Vo: VilhelmeVranari, Gaz. Zgjimi, 1992-93 në 5 numra të saj).

Një gjë kanë harruar se kjo kala që ka njohur gjithë rrebeshet e hordhive të huaja, me lashtësinë e saj dhe historinë e ndritur, nuk u përket vetëm bijëve të saj, por për vlerat që mbart u përket gjithë shqiptarëve. Ende sot nuk e dinë se është në nderin e atyre mjeranëve që organizojnë festa përkujtimore, jo vetëm mungojnë fizikisht trashëgimtarët e këtyre familjeve, por as nuk i zënë në gojë në fjalimet e tyre që s’janë gjë tjetër, veçse vazhdim i pasqyrimit të Realizmit Socialist.  Lavdia e historisë dhe lashtësisë së Kaninës, i përket dhe është e pandarë nga historia e Shqipërisë. Kanina kaone, një ndër vëndbanimet më të herëshme me vazhdimësi jete qysh 3750 vjet më parë, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, arkeologëve, albanologëve, studiuesve të folklorit, si atyre vendas dhe atyre të huaj.*Vivra, gaz.Kanina shtator 2006: “Duke njohur historinë tonë, nderojmë veten”.Ne kemi të drejtë të ankohemi për mungesë vëmendjeje dhe mosvlerësim, pasi mbajmë emblemën e një fisi të lashtë kaon që i ka mbrojtur trojet e veta me gjak. Si mund të mohojmë Andrea Vranën, përfaqësuesi i parë i aristokracisë në Evropën Jugëlindore, qysh në shek e XI-të, i njohur nga bota evropiane. Kujtoj Kastriot Granën në shek. e XIV-të. Kanina, vendlindja  e princeshave që nxori  Rugjina Balshën, princesha trime që luftoi kundër ushtrisë osmane  si një burrë.Princesha Donika Arianiti,me famë në oborret e Evropës,  si për nga bukuria dhe maturia ishte e denjë për mbretëreshë, e cila u kurorëszua mbretërsha  e Shqipërisë. Duhet kujtuar i vëllai i dytë i Gjergj Arianitit, Muzaka ose ( Kostandini) la Moisi Golemin. Kurse i vogli nga vëllezërit, Vladan Arianiti, la një djalë  Vrana Kontin. Po sjell një kujtesë historike  apo dëshmi , jo vetëm kaone apo arbëre, por edhe evropiane janë bijtë dhe bijat e Gjergj Arianitit që shkëlqyen nëpër oborret e Evropës?!

Pse ia zbehën vlerat princit të Kaninës Gjergj Arianiti,pronat e të cilit shtriheshin nga Dibra, në Shpat, Durrës, Kaninë, Vlorë, Himarë, Kurvelesh e deri në Golem të Gjrokastrës, në kufi me Shpatajt. Jo më kot historiagrafët evropianë me peshë, në studime e tyre e kanë quajtur: “Princ Gjergj Arianit Madhështori”,sepse ai shkëlqeu si në fushën e betejës, me dhuntitë si një strateg i zoti dhe në fushën diplomatike. Si mund të harrosh djalin e Muzakut( Kostandinit) të vëllait të Gjergjit, Moisi Golemin? Ç’emër të lartësuar i dha vetes më besniku  i Skënderbeut, djali i Vladan Arianitit,  kalorësi elegant Vrana Konti? Këta ishin bijët e kësaj dere të fisme, mbiemri i të cilit edhe pse pësoi ndryshime, njihet që në shek.e XI-të dhe ende jetojnë edhe sot trashëgimtarët e këtij fisi.

Si mund të harrohet Hadër Resul Hoxholli*,që e vrau pashanë turk brenda në kalanë e Beratit, me tre plumba në ballë, vetëm se i fyeu Kaninën, mjaltin e saj dhe zonjat e Kaninës. *(Vivra- “Kush e vrau Kaftanazin” -skica, tregime, novela; Toena-Tiranë-2001 & “Vështroni Meduzën”-trilogji -Toena, 2005-2006-2007)

Si mund të harrosh ata 32 burra fisnikë kaniniotë, që u dërguan një peticion Fuqive të Mëdha, ku kërkonin formën e regjimit politik që Shqipëria të shpallej Republikë? Peticionin ia dhanë Shahin Kolonjës për ta dorëzuar në qarqet e diplomacisë  Evropiane. A mund të harrohen vlerat e burrave fisnik të Kaninës së Lashtë si në çdo periudhë historike, në përhapjen e arsimit shqip, edhe në kryengritjet për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare? Si mund të mos i përmendësh 35 intelektualë kaniniotë të shkolluar qysh në shek e XIX-të  egjysmëne pare të shek.të-XXtë në Universitetet më në zë të kohës, në Lindje apo në Perëndim. Askush nuk mund të mohojë, kfaktin që në të pesta lagjet e Kaninës, në shtëpitë e fisnikëve, si te Xhevit Ali Vrana, Mustafa Ramadan Begaj, Muhamet Bedini, Arshi Selfo Mustafaraj, Abaz Nuri Hamzarajt, Arshi Xhindi,  etje, të cilët  një dhomë të shtëpisë së tyre e shndëruan në odë klasë, ku zhvillohej mësimi i gjuhës shqipe.Këta atdhetarë sollën nga Stambolli e Bukureshti abetaren e parë shqipe të Sami Frashërit. Në vazhdën e luftrave për liri dhe pavarësi  me nismën e Abaz Nuri (Hamzarai) dhe Arshi Selfos krijuan “Shoqatën e Gjuhës Shqipe”, më 14 janar 1902, ku bënin pjesë  Vehbi Nuri (Hamzarai), Xhevit Ali Vrana, Hamdi Dervishi, Mahmut Myftiu, Beqir Velo, Elmaz Xhaferi, Halil Cano, Neim Bimo e të tjerë. Ishin këta që përhapën mësimin e gjuhës shqipe jo vetënm në Kaninë,por dhe më gjerë, në Labëri. Shkolla e parë shqipe në Kaninë u hap në tetor të vitit 1908 nga patrioti Jani Minga me mësuesin e pare, birin e Kaninës, Mustafa Ramadan Bega, i  cili kishte kryer Zosimean në Janinë, Universitetin në Stamboll dhe Akademinë e Firences në Itali.Pas largimit të Jani MIngës, punoi si mësues Faslli Jaho. Në shkollën e Kaninës për të nxënë gjuhën e bukur shqipe, për herë të pare u ulën në banga 40 djem dhe vajza. Është një hap integrimi i rëndësishëm në fushën e zhvillimit kulturor, arsimor  dhe ndërgjegjësor, ndërkohë që në shkollë  shkonin të dy gjinitë, djem e vajza. Paçka se koha bën të vetën, por banorët e kështjellës së lashtë, e njohin dhe e nderojnë kujtimin e rapsodit kaniniot, Adem Mersini, i cili hodhi bazat e folklorit me këngën e shtruar kaniniote, tek e cila zë fill kënga qytetare vlonjate. Ose rapsodi me vargjet therëse gjithë sarkazëm,  Et’hem Yzeiri.

        Si të mos kujtohet studjuesi dhe historiani Neil Shehu. Sa keq që Kanina dhe gjithë Shqipëria nuk njohin një nga 7 filozofët më të mëdhenj të shek. të XX-të, Prof.dr.Isuf Luzaj.Janë dhjetëra kaniniotë që u diplomuan dhe ushtruan profesionin bukur të mësuesit. Sa e sa intelktualë që dhanë vlera në fusha të ndryshme si, në kulturë,  inxhinieri, ekonomi, shëndetësi  dhe në bujqësi.

Të gjithë e dimë se sa pak vëmendje i ka kushtuar historia dhe letërsia e Realizmit Socialist kësaj treve që ka rrënjët e veta në historinë dhe kulturën pellazgo-iliro-arbëre. Nuk di se çfarë kanë shkruar në gjysmë shekulli shkrimtarët e realizmit socialist për madhështinë, bukurinë dhe vlerat kulturore të Kaninës?

Zotërinj, për Kaninën ka të drejtë të shkruajë dhe të mburret çdo shqiptar. Kanina ka nevojë për studim dhe nuk mjafton që të thuhet: “E dua shumë Kaninën,  apo jam krenar nga që jam bir i saj.” JËshtë e vërtetë që vendlindja duhet shumë, por Kanina ka nevojë për studim dhe jo për hartime të klasës së shtatë. Kanina duhet të rindërtohet duke iu t’i rikthyer gjenezës së lashtë. Të rinisë traditën e bukur të arkitekturës me gur, me dru dhe me tjegulla të kuqe. Vetëm duke iu kthyer origjionalitetit të ndërtimit arkitekturor, do të tërheq vëmendjen e turizmit vendas dhe të huaj.(Vivra-gazeta Kanina-qershor 2007). Ndaj kemi hapur rubrikën: “Të njohim figurat që i kanë dhënë emër Kaninës”-*Vivra:gazeta ‘Kanina’-dhjetor 2006. Duhet të shkruhet e vërteta për këto figura të denja, në fushën e arsimit dhe vlerat e tyre në dobi të Kaninës. Duhet të dalë në pah, pse dikush e ka një emër dhe ç’trashëgimi kulturore u ka lënë brezave. Kujtesat historike kulturore, ekonomike  dhe sociale të kohërave kanë vlera të veçanta, se ruhen, trashëgohen dhe pasurojnë ndërgjegjen dhe identitetin kombëtar.

 

Leave a Comment